Rama krah Borrell: Zgjedhje urgjente në veri, gati të punoj me BE për të mos lejuar dëmtimin e rajonit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një konferencë për mediat me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Josep Borrell falënderoi kryeministrin për ndihmën e dhënë për qetësimin e tensioneve Kosovë-Serbi. “Duhet shtensionim i situatës dhe zgjedhje urgjente në veri. Shqipëria vijon të jetë 100% të formës së saj në linjë me aleatët e BE-së. Po punojmë për të ndihmuar Ballkanin në luftën kundër korrupsionit”,-u shpreh Borrell.

Kurse kryeministri Edi Rama në fjalën e tij vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë në drejtimit të rrugëtimit të saj evropian, ndërsa garantoi Borrell se do të vijojë punën drejt realizimit të hapit të radhës. Sipas Ramës, ata nuk mund të përqendrohen vetëm në atë se çfarë po ndodh brenda Shqipërisë, por edhe përreth saj, duke u fokusuar tek çështja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Është shumë inkurajuese të dëgjosh fjalë të mira për atë se çfarë Shqipëria po bën në drejtim të reformave të marra. Ne po vijojmë punën tonë dhe jam i bindur se ne do të jemi në kohë për hapin e radhës. Në të njëjtën kohë, ishte shumë mirë të ndanim mendimet tona këtu, për diçka për të cilën po punoni shumë fort që ka të bëjë me stabilitetin e gjithë rajonit, por gjithashtu edhe në drejtim të progresit të rajonit në përgjithësi. Ne nuk mund të shohim vetëm brenda shtëpisë sonë, apo detyrave tona, pa u shqetësuar për atë se çfarë po ndodh përreth nesh, jo vetëm sa i përket asaj që po ndodh mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe të të gjithë rajonit në përgjithësi”,-tha Rama.

SHKARKO APP