Rama kritika BE-së: Kosova nën regjimin barbar lëvizte lirshëm në Europë, tani me çlirimtarët është peng

I pranishëm në ”European Forum Alpbach” që po mbahet në Austri, kryeministri Edi Rama tha se nuk po e sheh Europën të ndryshojë.

”Nuk e shoh Europën të ndryshojë. Çështja është sesi vetë Europa po ndryshon dhe nuk duket sikur po ndryshon në asnjë farë mënyre. Është një lloj inercie midis një lufte ku nga një anë janë rusët dhe nga ana tjetër Ukrainas, dhe amerikanët që po japin një mbështetje të madhe, ndërsa Europa po bashkohet. Në fund të fundit nuk janë të gjitha premisat për të qenë optimist. Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndjeheshim mirë”, tha Rama.

Teksa foli për Kosovën, kreu i qeverisë u shpreh se kur ishte nën regjim barbar të serbëve qytetarët e Kosovës lëviznin të lirë dhe sot jo, pasi vizat nuk janë liberalizuar.

”Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha. Nën regjimin barbar ata mund të lëvizin lirisht në Evropë dhe me çlirimtarët ata janë peng. Gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë, mund të shkonin në Austri, fëmijët nuk mund të lëviznin sepse nuk ka liberalizim të vizave”.

SHKARKO APP