Rama-kryebashkiakëve: Brenda këtij viti të keni projektet për të përfituar fondin e garancisë sovrane
Prej orëve të para të mëngjesit e deri më tani vijon mbledhja që kryeministri Edi Rama po mban me kryebashiakët e bashkive në vend.
Ndër të tjera Rama u kërkoi atyre që brenda këtij viti të kenë një ose dy projekte gati për të përfituar fondin e garancisë sovrane për bujqësinë.
“Brenda këtij viti çdo bashki duhet të ketë brenda 1-2 projekte për të aksesuar fondin e garancisë sovrane. Edhe fermerët aksioner të kësaj ndërmarrje, tu jepet një mundësi për të gjithë zinxhirin, qoftë në grumbullim e qoftë në frigoriferim”.