Rama kryelajm në mediat italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë. Rai 3 na përdor për të su*muar Melonin

Kryeministri Edi Rama është kryelajm në mediat italiane, kjo pas disa reagimeve lidhur me emisionin ”Report” në RAI 3, i cili duke trajtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, sipas kreut të qeverisë hodhi baltë mbi Shqipërinë.

Rama e konsideron sulm ndaj kryeministres së Italisë, Melonit dhe që po bëhet në kurriz të Shqipërisë. “Baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar Melonin! Po sillen si komunistët e vjetër“,-është titulli i intervistës së kryeministrit Rama publikuar në faqe të parë të gazetarës italiane “Il Giornale”.

Dje Rama dha një intervistë për ”La Repubblica” e cila korrigjoi gabimin për atë që e kishte quajtur ”telefonatë e tërbuar” nga Rama për Corsinin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?