Rama kujtohet për Nanon para zgjedhjeve: Zyra e Kryeministrit ka shumë vetmi

Gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për raportin me ish-kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano.

Rama tha se për herë të parë në Kryeministri ka hyrë kur atë e drejtonte Fatos Nano, ndërsa e cilësoi shumë të bukur raportin mes tyre sot, pavarësisht përplasjeve në të shkuarën.

“Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera -herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre. Dhe mbi të gjitha ai dhe besoj dhe të tjerët që kanë qenë këtu, e dinë se ç’është vetmiua në këtë zyrë. Kjo zyrë ka shumë vetmi. Njerëzit mendojnë se kur hipën në majë, je i rrethuar me një mori njerëzish. Në fakt, në majë je më vetëm se askush tjetër. Sepse kur vjen koha e momenteve të vështira, je komplet vetëm. Për këtë arsye, eksperinca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?