Rama ”kumbar” në fejesën e inxhinierit turk me vajzën nga Mamurrasi: Llokumin jepja vjehrrës se…(VIDEO)

Edhe këtë të dielë kryeministri Edi Rama e bëri një qokë. Kur Shqipëria ka një mijë probleme që kërkojnë zgjidhje, Rama u bë ”kumbar” i dashurisë së një çifti që zyrtarizoi lidhjen e dashurisë në Mamurras të Kurbinit. Një djalë turk, me profesion inxhinier u fejua me një vajzë nga Mamurrasi, ndërsa i ftuari special ishte Rama. Teksa i dhuroi vajzës së re që po fejohej me profesion arkitekte, një buqetë me lule, kreu i qeverisë pasi u fut në shtëpinë e saj u përshëndet me miqësinë e re turko-shqiptare.

Pjesë nga biseda

Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja. Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.

Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.

Qeshin të gjithë të pranishmit në ceremoni

Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.

Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?

Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi.

Rama-nuses: Po juve?

Nusja: Arkitekturë në Stamboll.

Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.

Dhëndri: Shumë faleminderit!

SHKARKO APP