Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:09 Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime Një ndërprerje masive në sistemet e Microsoft ka shkaktuar kaos në mbarë botën, duke lënë miliona përdorues pa akses në shërbime thelbësore si Outlook…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama kundër BE. Si ra alibia e kryeministrit për mungesën e kohës

Politikë E enjte, 29 Tetor 2020 20:19
Rama kundër BE. Si ra alibia e kryeministrit për mungesën e kohës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edi Rama vendosi ti thotë “JO” Bashkimit Europian duke votuar sot në kuvend kundër thirrjeve të Brukselit për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias para se të votojë për futjen në fuqi të Kodit të ri Zgjedhor. Kanë qenë 96 deputetë (socialistë plus opozita e re), që kanë votuar për rrëzimin e dekretit të Metës për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Rama ka përdorur edhe njëherë sot në kuvend argumentin e mungesës së kohës duke replikuar me 8 europarlamentarë të së djathtës që i bënë mbrëmë thirrje të vinte Shqipërinë përpara interesave personale dhe të mos rrezikonte hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Janë të tronditur ( i referohet eurodeputetëve). Por për çfarë?! Si mund të presim Venencian deri në dhjetor kur ligji ka kaluar dy javë më parë, pas një procesi që ka marr vite?! Për cfarë janë të tronditur?!
Janë të keqinformuar qëllimisht duke shfrytëzuar marrëdhëniet ndërpartiake e pastaj thonë: kryeminstër shpresojmë të vesh interesat e Shqipërisë para. Pa asnjë dyshim! Shqipëria kalon një reformë, falë këtij parlamenti dhe shkon në zgjedhje. Ligji ka kaluar, Kushtetuta është ndryshuar.
Venecia është i mirëseardhur, kur të vijë do e shohim dhe do hapim një diskutim nga e para nëse do të ketë nevojë. Por zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më asnjë këshill politik” tha ai në fjalën përpara votimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po si qëndron problemi i mungesë së kohës që kryeministri ka përdorur si të vetmin justifikim për të hedhur poshtë kërkesat që i erdhën nga euro komisioneri i BE për zgjerimin Varhelyi dhe nga zëdhënësja e Komisionit Europian?

Lapsi.al ka konsultuar disa ekspertë të pavarur të zgjedhjeve që të gjithë pohojnë njëzëri se alibia e mungesës së kohës nuk qëndron. Sipas tyre, e para, kuvendi nuk ka asnjë kufizim kohor për shqyrtimin e një dekreti për kthim ligji nga presidenti. Vetëm pasi ky dekret fillon shqyrtimin në komisione futen në punë afatet kohore. “Nëse parlamenti shqiptar do të priste vendimin e Venecias kjo do të kishte vetëm një problem, se nëse komisioni do të rekomandonte ndryshime, ato do të bëheshin pasi loja ka filluar, pra pasi presidenti ka vendosur 25 prillin si datën e zgjedhjeve. Por nga pikpamja teknike nuk ka tjetër pengesë. Pëshembull procesi më i vështirë, ai i identifikimit biometrik të zgjedhjeve mund të fillojë, sepse kjo pikë e nxehtë e marëveshjes së 5 qershorit, ia ka atribuar këtë kompetencë KQZ-së që tashmë është ngritur. Pra përmbledhtas edhe nëse do pritej Venecia jo deri në dhjetor siç ka thënë komisioni, por edhe në janar kjo nuk e dëmtonte aspak mbarëvajtjen e zgjedhjeve” tha një specialistë të kushtet e anonimatit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një koleg tjetër i tij ndan të njëjtin mendim: “Ndryshimet e Kodit zgjedhor kanë të bëjnë më faktin se sa të hapura do të jenë listat dhe se si do të formohen koalicionet me një apo me shumë lista emërore dhe ky është një problem që nuk ka urgjencë. Të thuash që jemi vonë është një alibi” theksoi ai.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 17 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 20 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 20 orësh

Por kjo alibi qe rruga e vetme që kryeministri kishte për ti’u shmangur kërkesës gati ultimative që i erdhi nga Bashkimi Europian. Sapo presidenti Meta i ktheu ndryshimet në kod Kuvendit dhe njoftoi se do ti drejtohej komisionit të Venecias, filloi presioni nga BE. Oliver Varhelyi, në një postim në Twitter, të hënën shkroi: “Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë parasysh këtë këshillë përpara se të vazhdojë me rivotimin. Duke pritur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në prill 2021” theksoi ai.

Por, menjëherë pas këtij postimi Edi Rama deklaroi se ai nuk ka ndërmend ta presë Venecian, pasi nuk ka kohë për të humbur. Socialistët çuan menjëherë në kuvend nismën për ta hedhur poshtë dekretin e presidentit, duke mos përfillur draftin me tetë pyetje që kreu i shtetit i ka shpënë për konsultim Venecias. Ky qëndrim ka ngjallur një seri zinxhir reagimesh. “Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve këshilla të shpejta lidhur me zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti në 30 korrik. BE pret që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias”, deklaroi këtë të martë zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez.

Sërish eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Verhelyi përsëriti edhe pas reagimeve të Ramës thirrjen: “Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”. Ai e ftoi edhe njëherë personalisht kryeministrin: “I kënaqur që kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament”, shkroi ai në Twitter.

Alibia se nuk kemi kohë nuk qëndron. Pikërisht për këtë edhe drejtuesit e BE në Bruksel e përsëritën kërkesën e tyre më me forcë pasi Rama e përdori këtë si alibi. Me sa duket i forte, me votat e opozitës së re, kryeministri nuk i përfilli thirrjet e Brukselit dhe sidomos apelin e eurokomisionerit për Zgjerimin, Oliver Verhelyi: “Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021” shkruan lapsi.

Lexoni edhe…

  • Rama i shpall zyrtarisht luftë BE-së, Kuvendi miraton me 96 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor
  • Mbajini mend këta emra! Këta janë deputetët që votuan kundër integrimit në BE
  • Michael Gahler: Nxitimi i njëanshëm për Kodin Zgjedhor shtyn integrimin
  • Rrëzimi i dekretit, reagon Presidenti Ilir Meta
  • Zëri i Amerikës: Socialistët shpërfillën thirrjet e ndërkombëtarëve për dekretin e Metës

Etiketat e lidhura

dekretiedi ramailir metaKodi zgjedhorkomisioni i venecias
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 2 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bjellorusisë
Para 5 minutash

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bj...

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor
Para 8 minutash

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në n...

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton
Para 10 minutash

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.