Rama kuti online për ankesat e qytetarëve: Shkundim korrupsionin

“Mirëmëngjes! Sot po Ju vë në dispozicion KUTINE E SHERBIMEVE PUBLIKE, ku cilido mund të regjistrojë ankesën për një shërbim të vonuar jashtë afatit ligjor”, pohon ai.

"Kjo kuti, – shkruan gjithashtu Rama, – është një mundësi e re që, së bashku, të punojmë me këmbëngulje për të rritur cilësinë e shërbimeve të shtetit ndaj publikut. Mos ngurroni të më bëni drejtëpërdrejtë me dije problemet tuaja me zyrat e shtetit”.

“Jam i vetëdijshëm që jemi ende larg shtetit që shërben në afatin e duhur dhe me dinjitetin e cilësinë e duhur. Por jam po ashtu shumë i bindur që, duke ndihmuar njëri – tjetrin, në luftën me zvarritës të paaftë apo të paturp e të korruptuar, të cilët nuk mungojne e Ju bëhen nganjëherë pengesë e pakalueshme në sportelet e zyrat e shtetit, do të bëjmë një punë të vyer në rrugën e ndërtimit të Shqipërise moderne europiane”, përfundon Kryeministri.

SHKARKO APP