Rama: Lajm i bukur, 24 orë pa asnjë të sëmurë me Covid
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë me qytetarët shqiptarë. Teksa ka ndarë një foto të dy infermierëve, ai shkruan se gjatë 24 orëve nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid në dyert e spitalit Infektiv.
Kjo nuk kishte ndodhur që nga marsi i vitit të kaluar, bën të ditur Rama.
“LAJM I BUKUR Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”,- shkruan Rama në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

