Rama: Legalizimet të mbyllen brenda mandatit të katërt

Gjatë takimit me kryebashkiakët ditën e sotme në Durrës, Kryeministri u ka kërkuar kryetarëve të pushtetit vendor se legalizimet duhet të mbyllen brenda mandatit të katërt të PS-së në qeveri.

“Njeriu që i rri mbi kokë punës i rri mbi kokë punës, kësaj pune s’i keni ndejt mbi kokë, por legalizimet duhet të mbyllen. Brenda mandatit të katërt duhet të marrim përfundimisht legalizimet, s’ka më proces. Nuk ka më pronë që kthehet në pallat. Duhet të shmangim “gjelat” në prokurori dhe gjykata që bëjnë lojërat më të çuditshmet, nga IMT, IKMT, policia bashkiake që e ka këtë shtesën me leje po është vetë pa leje. S’mund të jetë që taksat e shqiptarëve të paguajnë pastrimin e llozhave, s’mund të kesh një ndërtim dhe të bësh shtesë pa leje. Shembjen e pastrimin duhet ta bëjë shteti, kush bën pa leje shtesë mbi shtesë duhet të paguajë shumë shtrenjtë. Atyre që merren me ndërtime, po u them mos t’i marrin në qafë administratorët e kantiereve. Goditje për të mëdhenjtë, kufizim për të vegjlit. Atyre në fshat për një avlli u shfaqet polici në derë, kurse për ata që fitojnë miliona s’ka polici, gjykatë jo. Kjo do të vijojë siç ka filluar”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?