Rama: Libanezi ishte viktimë e sistemit të drejtësisë
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar ‘lot krokodili’ ligjërat e deputetëve të PD-së për largimin e biznsmenit libanez nga Shqipëria, Fadi Mitri, pas dhunës së ushtruar ndaj tij. Nga foltorja e Kuvendit, Rama iu drejtua ish-paraardhësit të tij, Sali Berisha se koha e tij kishte ‘vdekur’. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se do të flas në një moment të dytë për projektligjin për mbetjet urbane, ku jashtë institucionit po mbahet një protestë.
“Sa i takon ligjit që po diskutohet, rezervoj të drejtën të flas pak më tutje. Më bëri përshtypje ligjërata e parafolëses për investimin e huaja dhe recitimi me lotët e krokodilit për sipërmarrësin që u bë lajm i ditëve të fundit për shkak të dhunës së ushtruar mbi të. Investimet e huaja, sipas bilancit të pagesave në tre mujorin e dytë janë 362 mln euro. Kështu është kur as lexon, as kur nuk kupton. Sali, koha jote ka vdekur”- tha Rama.
Lidhur me investimet e huaja në vend, kryeministri u ndaj edhe tek çështja e largimit të kompanisë OMNIX, duke u shprehur se biznesmeni libanez iku ishte viktimë e sistemit të drejtësisë, që la pas paraardhësi i tij Sali Berisha.
“Më vjen mirë që mbasi flisni broçkulla, ikni se nuk doni të dëgjoni përgjigjet. Përsa i përket Ligjit do të flas më tutje. Më bëri përshtypje ligjërata e Tabakut dhe recitimi i lotëve të krokodilit për sipërmarrësin që u bë lajm ditët e fundit për shkak të dhunës.
Investimet e huaja në tre mujon e dytë janë 261 milionë euro, tre mujori më i lartë i tre viteve të fundit. Po kështu është kur as lexon edhe as kupton. Sali koha jote ka vdekur, sa herë merr fjalën do të na çosh për vizitë në varrezën e kujtimeve të tua, thuaja vetes para pasqyrës. Sot sipërmarrësi që u largua mund të shikojë para pasqyrës plagët e sistemit që ngrite ti. Biznesmeni erdhi në zyrën time dhe më ka shtruar të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe tmerreve të viteve të tëra, kur nuk merrte dot zgjidhje për probleme të natyrës administrative. Qeveria jonë ia ka zgjidhur të gjitha problemet dhe pas zgjidhjes, pa pritur del dhe i jep dajak një gjykatëse që kthen pronë brenda zonës së investimit në korrik të këtij viti, që u bë shkak për konfliktin.
Atë goditje, ata që ia dhuna, sepse fuqinë e morën nga gjykata e tua Sali dhe nga sistemi që ngritët që ju dhe me reformën në drejtësi ne duam ta përmbysim me Vetingun. Kështu si ajo gjykatësja bën kthim prone me motivacion, që ata që e marrin kanë korrur barin aty. Gjykatësja dhe fijet e interesit që lidhin vendimin e gjyqit me korrësit e barit dhe nuk pate kurajon që ta mbroje atë njeriun atje. Ata që e goditën ishin arma, pasi dora ishte gjykatësja. Është e lehtë shumë të çohesh. Kjo qeveri ka përgjegjësinë të merret me ndërtimin e të ardhmes, por edhe me çminimin e zonës ku operojnë. Si ka mundësi që barbarizohet një sipërmarrës dhe Saliu nuk flet, që nuk lë shpifës dixhital pa e promovuar në fletën e fletërrufeve dhe nuk hap gojën për atë që nuk barbrizohet atje. Goditja e sipërmarrësit nuk i erdhi nga klima e biznesit, por nga gjykatësja”- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

