Rama: “Loro Boriçi” i rilindur, gati për miqësoren e 31 gushtit(FOTO)

”Loro Boriçi i rilindur”, kështu është shprehur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një postim në facebook. Rama ka bërë publike disa fotografi të stadiumit Loro Boriçi në Shkodër.

Kryeministri është shprehur se me datë 31 gusht në fushën e këtij stadiumi kuqezinjtë do të zhvillojnë miqësoren me Marokun dhe ndeshjen e parë për eliminatoret e botërorit me datë 5 shtator me Maqedoninë.

“Loro Boriçi” i rilindur, gati për kolaudim në miqësoren e 31 gushtit me Marokun dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve, me Maqedoninë në 5 shtator për eliminatoret e Botërorit 2018. Një stadium europian për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe Përfaqësuesja e re e Kosovës. Në këtë vepër është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin, 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku.

Swiss Digital Desktop Reklama

13895042_10153918501276523_752629236828910328_n 13920869_10153918501016523_3455642522741234937_n 13924929_10153918501151523_1005827109900743718_n 13996180_10153918500996523_1706900481870181575_o

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?