Rama: Lumi Gjanica deri dje gangrenë mjedisore, sot ndër shëtitoret më të bukura në Shqipëri

Rehabilitimi i lotit të tretë të lumit Gjanica po vijon me intensitet, si pjesë e transformimit urban që po përjeton qyteti i Fierit. Investimi i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli, inspektuan nga afër punimet në lotin e tretë të këtij projekti.

“Në kantierin e punimeve të lotit 3 të projektit të rigjenerimit dhe mobilimit urban të lumit Gjanica, deri dje një gangrenë mjedisore e mbindotur në tërë gjatësinë e lumit, e burim përmbytjesh në zemër të qytetit, ndërsa sot një nga shëtitoret më të bukura në Shqipëri, e cila e plotëson mozaikun e transformimit urbanistik që vazhdon në Fierin e rilindur”, tha Rama.

Nga ana e saj, Balluku e cilësoi këtë si një nga projektet më të rëndësishme për qytetin e Fierit. “Është bërë një pjesë e mirë e pastrimit të sipërfaqes për gjithë ndërtimin e lotit të tretë”, tha ajo. Drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli, theksoi se loti i tretë, me gjatësi 5 kilometra, plotëson të gjithë gjatësinë e lumit Gjanica brenda qytetit. “Mund të jetë shëtitorja më e madhe që mund të ketë ndonjë qytet në Shqipëri. Nga një plagë urbane, po kthehet në një shëtitore dhe hapësirë të gjelbër”, u shpreh Agolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se deri në muajin gusht pritet të përfundojë betonimi i shtratit të lumit, ndërsa i gjithë projekti synohet të përfundojë brenda këtij viti, duke u integruar me dy lotet e tjera të realizuara më parë. Rehabilitimi i lumit Gjanica është pjesë e një vizioni më të gjerë për rikonceptimin e qendrës së qytetit të Fierit, që përfshin gjithashtu ndërtimin e Pallatit të Sportit dhe rregullimin e sheshit qendror një hapësirë publike që i kishte munguar qytetit. Ky projekt synon të rikthejë lumin Gjanica si një nga asetet natyrore dhe rekreative më të rëndësishme në zonën urbane të Fierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?