Rama: Marrëdhëniet me Gjermaninë kanë avancuar ndjeshëm

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Forumin Ekonomik Shqiptaro-Gjerman, ka deklaruar se marrëdhëniet tregtare e diplomatike mes dy vendeve kanë avancuar ndjeshëm.

“Kemi një rritje të shkëmbimeve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”, ka thënë Rama, duke theksuar se “ardhja në Shqipëri e kancelares Merkel dhe ministrit të Jashtëm Steinmeier tregojnë rëndësinë që Gjermania i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë” dhe jo vetëm anasjelltas.

“Gjermania është angazhuar në një proces historik për rajonin. Samiti i Berlinit, që nisi me iniciativë të kancelares Merkel, mundësoi që për herë të parë liderët e rajonit të ulen në një tryezë jo për një sherr për të shkuarën, por për të diskutuar për të ardhmen e përbashkët, rrugët e përbashkëta të zhvillimit, gazsjellësit, korridoret e energjitikës, infrastrukturën dhe pa dyshim për shkëmbimet e reja mes të rinjve”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është shprehur gjithashtu se ajo që bënë Gjermania dhe Franca për Europën mund të shërbejë si shembull që “rajoni ynë të mos jetë më një fuçi baruti, por një rajon i harmonisë etnike dhe fetare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë dhe Shqipëri-Maqedoni janë provë se Gjermania është vendi që lidh fjalën me veprën”, ka vijuar kryeministri.

Në këtë drejtim, ai ka shtuar se për favorizimin e investimeve nga qeveria e tij “janë ndërmarrë reforma të thella strukturore, përfshirë atë të liberalizimit të tregut të energjisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?