Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brok: Sali Berisha ka çuar Shqipërinë drejt NATO-s, tani do ta çojë drejt BE-së

Politikë E premte, 25 Prill 2025 21:20
Brok: Sali Berisha ka çuar Shqipërinë drejt NATO-s, tani do ta çojë drejt BE-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zv/presidenti i CDI, Elmar Brok në fjalën e tij në takimin e Partisë Demokratike me mbështetësit në Kavajë, shprehu vlerësimin e tij për opozitën dhe liderin Sali Berisha. Brok vlerësoi rolin e Berishës në integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi nevojën urgjente për ndryshim politik në vend. Ai kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar si pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa u shpreh i bindur se “vetëm pushteti i demokracisë” do të mund ta çojë vendin përpara.

Fjala e plotë e Elmar Brok

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 18 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

I dashur President Berisha. Zonja dhe zotërinj, miq të dashur të demokracisë dhe të Europës, jam shumë krenar që jam sot këtu, në këtë vend të mrekullueshëm që i përket vetë zemrës së Europës. Jam veçanërisht krenar sepse jam ftuar të flas përpara numrit një të politikës shqiptare, Partisë Demokratike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zonja dhe zotërinj, ne patëm zgjedhjet në Gjermani, dhe më 6 maj, miku ynë i partisë, Friedrich Merz, do të bëhet Kancelar i Gjermanisë. Ne e dërguam në pension një qeveri socialiste, pas 33 vitesh. Pas 12 vitesh, tani edhe unë jam në pension. Socialistët janë gjithmonë të njëjtë. Ata dështojnë në të tashmen. Flasin për premtime për të ardhmen, të cilat nuk i kanë përmbushur kurrë, dhe gjithmonë justifikohen. Ky teatër duhet të marrë fund. Në fund të fundit, kemi nevojë për një politikë ku premtimet bëhen dhe vendimet merren që në fillim.

Unë besoj se tani jetojmë në një rend të ri botëror, dhe kemi nevojë për një Europë më të bashkuar, që ka mundësinë të jetë sovrane, në mënyrë që të gjitha vendet tona të mbijetojnë në unitet, demokraci dhe përparim. Prandaj, besoj fort se sot Europa ka nevojë për Shqipërinë, dhe Shqipëria ka nevojë për Europën, më shumë se kurrë.

Zonja dhe zotërinj, zoti Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhmeje më të mirë. E kam takuar shpesh. Ai e solli vendin tuaj në liri. Ai e solli Shqipërinë në NATO, dhe tani është koha që ai të marrë shansin e tretë për ta çuar NATO-n drejt Europës. Sepse zoti Rama po e trajton Europën në të njëjtën mënyrë siç e trajton edhe Shqipërinë: premton, por nuk i përmbush kurrë ato premtime. Me politikat e zotit Rama, është shumë e vështirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.

Prandaj, ne kemi nevojë për këtë ndryshim në qeveri – për zotin Berisha. Besoj se është në interesin tuaj më të mirë. Zonja dhe zotërinj, mendoj se kemi nevojë për personin e duhur, për partinë e duhur. Duhet të zhvillojmë vlera të përbashkëta dhe interesa europiane e shqiptare të kombinuara. Të jem i qartë: ky qytet, Kavaja, është një shembull i kësaj.

Në mars të vitit 1990, populli i Gjermanisë Lindore votoi në zgjedhjet e para të lira për një Gjermani të bashkuar e të lirë. Në mars të vitit 1990, pikërisht në këtë qytet, u organizuan demonstratat e para për t’u çliruar nga diktatura komuniste, në të gjithë Gjermaninë. Të gjitha këto ndodhën në mars 1990. Dhe ky qytet e ka bërë të mundur atëherë, prandaj mund ta bëjë sërish. Besoj se atëherë, në Gjermaninë Lindore, njerëzit kishin frikë nga diktatura. Por në mars 1990, ata nuk kishin më frikë. Sot, në Shqipëri, vetëm një person ka frikë, dhe ky është Rama. Dhe fuqia e demokracisë do të fitojë më 11 maj. Prandaj, veproni sot. Veproni gjatë javës që vjen. Nuk kam frikë, sepse besoj se nga ky qytet do të vijë sërish një Shqipëri më e mirë dhe një Europë më e mirë. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen, dhe dua që zoti Berisha t’i përmbushë premtimet e tij.

Etiketat e lidhura

Elmar Brok
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 26 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Para 36 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.