Rama mbërrin në Athinë, shoqërohet nga bashkëshortja Linda, ministrat, Noizy dhe Era Rusi
Edi Rama mbërrin në aeroportin e Athinës, shoqërohet nga bashkëshortja Linda, ministrat, Noizy dhe Era Rusi.
Autoritetet greke kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e sotme të kryeministrit Rama në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.
Sipas informacioneve Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit. Aty janë ngritur dy dhoma për kryeministrin e Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.
Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 pasdite do të shkojë në aeroport.
Top Channel