Rama mbërrin në Ohër: Sot Dritan Abazovič fut zyrtarisht Malin e Zi në nismën ”Open Balkan”
Në kuadër të samitit që do të mbahet në Ohër, kryeministri Edi Rama kafen e parë e ka konsumuar me kryeministrin shqiptar të Mali të Zi, Dritan Abazoviç, ku thotë se sot ai e ka futur vendin zyrtarish në nismën ”Open Balkan”. Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill.
Sot dhe nesër do të zhvillohet Samiti i nismës ”Ballkani i Hapur”, i cili do të mbahet në Ohër. Veç tre shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tani iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm. I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi do të japin nga një mesazh online.
Postimi i plotë
Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur.