Rama: Mbi gjysmë milionë shqiptarë iu përgjigjën Këshillimit Kombëtar
Kryeministri Edi Rama deklaron se mbi gjysmë milionë shqiptarë i janë përgjigjur Këshillimit të parë Kombëtar.
Në postim në Facebook, mëngjesin e sotëm, Rama siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do dëgjohet me respektin më të madh.
Në një postim ne Facebook, Rama shkruan:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me një falënderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë🙏