Rama mbledh Asamblenë e PS më 17 mars te Gjiri i Lalëzit

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë të dielën në Durrës, Asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste.

Takimi do të mbahet në një prej resorteve të qytetit, dhe pritet të nisë në orën 11 me fjalën e kryeministrit Rama.

Ndërkohë që në fokus të diskutimeve do të jetë rienergjizimi i partisë dhe anëtarësimet e reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë takim, do të diskutohet edhe zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rendi i ditës i siguruar nga mediat: 

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?