FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama mbledh ministrat e kryebashkiakët e majtë në Shkodër, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë sot në Shkodër, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë.

Mbledhja do të mbahet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa kanë mbërritur edhe një pjesë kryebashkiakëve të majtë, is Erion Veliaj, Gledion Llatja, Sotiraq Filo, si dhe një pjesë e kabinetit qeveritar, si ministri i Brendshëm Taulant Balla, ministrja Mirela Kumbaro.

Ndërkohë, në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund do jepen edhe disa propozime për problematikat e paraqitura në këtë mbledhje, ndërsa takimi do mbyllet rreth orës 17:30 me fjalën e kryeministrit Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?