Rama mbledh nesër deputetët e PS në Kryesinë e Kuvendit

Nesër në orën 16:00 kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e PS në Kryesinë e Kuvendit.

Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste e cila u zhvillua online më 11 Qershor, u vendos që Kongresi Zgjedhor të mbahet më 20 Korrik të këtij viti.

Në këtë forum do të prezantohet dhe grupi i punës që do të punojë për programin elektoral për mandatin e 4-ërt të partisë së majtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryesocialisti u ndal po ashtu në 4 pika kryesore. Qeverisja e forcimi i saj, funksionimi i ligjit, korrupsioni dhe nisma “Shqipëria e 2030-ës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihet nëse në fokus të bisedimeve nesër do jenë pikërisht zgjedhjet e 2025-ës, megjithatë prej muajsh, PS është futur në proces rienergjizimi që parashikon dhe hapjen e dyerve për anëtarë të rinj.

Nga ky proces, sipas Ramës, kartën e anëtarësimit të Partise Socialiste prej Janarit e kanë marrë rreth 32 mijë qytetarë, nga të cilët 11 mijë të rinj nga mosha 18 deri 30 vjeç. Kryesocialisti siguron se regjistri aktual i forcës që ai drejton, ka 93 mijë anëtarë aktiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?