Rama mbledh sërish krerët e partive shqiptare të Maqedonisë

Kryeministri Edi Rama ka takuar krerët e partive shqiptare në Maqedoni. Në takim morën pjesë Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Bilal Kasami.

Në qendër të takimit ka qenë situata politike në Maqedoni dhe krijimi i qeverisë së re. Rama ka kërkuar unifikim të qëndrimit të faktorit shqiptar.

Ndërkohë Presidenti Bujar Nishani priti në një takim miqësor Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, zotin Ali Ahmeti. Në takim u diskutua rreth situatës paszgjedhore në Maqedoni dhe angazhimin e BDI-së në këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se qeveria e Tiranës i ka dorëzuar një letër këshilluese me një sërë udhëzimesh në lidhje me mënyrën se si duhet të veprojnë këto forca politike në procesin e formimit të qeverisë së re të Shkupit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë shkrim, shefi i ekzekutivit, u kërkon partive shqiptare që të ushtrojnë presion në sensin e mirë të fjalës për të garantuar respektimin e të drejtave të popullsisë shqiptare në Maqedoni.

rama-me-vellazerit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?