Rama mbyll fushatën në Shkodër: Çdo qytet është zhvilluar, por këtu të mbysin plehrat. Majlinda Angoni është zgjidhja e duhur
Kreu i PS-së, njëherësh edhe kryeministër, Edi Rama mbylli këtë të premte fushatën elektorale në Shkodër, për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen këtë të dielë. E vetmja bashki që drejtohet nga e djathta dhe për këtë arsye, sipas Ramës nuk është zhvilluar si bashkitë e tjera në Shqipri nga projektet e Rilindjes.
”Ju themi të gjithë atyre që në 6 kanë mundësi të votojnë. Është një mundësi për të bërë atë që duan të bëjnë drejtuesit këtu, kthimin e Shkodrës në një lokomotiv të punës dhe të ndryshimit për të gjithë qarkun.
Ja ku është pak më larg Malësia e Madhe, ja ku është dhe Puka, me mundësi shumë më të vogla se Shkodra. Sheh se të gjitha ishin në të njëjtën situatë, por sot të tjerat ecin. Bashkia e Pukës, Vaut të Dejës, Pukës ecën.
E vetmja bashki që nuk ecën është bashkia e Shkodrës. Këtu njerëzit nuk duhen të jenë më me sy dhe madje hundë mbyllur, që nuk e ndjejnë erën e plehrave. Jo se kudo bashkitë shkëlqejnë nga papastërtia, por këtu është kulmi”.
Po ashtu kryeministri Rama thotë se për Shkodrën, Majlinda Angoni është zgjidhja e duhur, pasi kandidatët demokrat përfaqësojnë garën e dëshpëruar që kanë mes tyre kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.