Rama mbyt me gaz lotsjellës Tiranën
Pa asnjë paralajmërim dhe shpesh herë pa arsye të nevojshme Policia e Shtetit po hedh gaz lotsjellës kudo në Tiranë. Në zonën e Kryeministrisë, sheshin “Skënderbej” ku kishte protestuese është e pamundur që të kalohet pa kundra gaz.
Ndërkohë që policia ka hedhur gaz lotsjellës edhe në zonën e ish-bllokut, në drejtim të rrugës për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Gazi lotsjellës është hedhur jo vetëm mbi protestues, por dhe kalimtarë dhe qytetarë të shumtë. Sasia e hedhur e gazit arrin deri në pallatet dhe ambientet e mbyllura ku jetojnë qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH

