Rama me fermerët në Berat: Kemi në dispozicion 250 milionë euro për bujqësinë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim me fermerët në Berat, ku foli për bujqësinë e zhvillimin rural.

“Nga njëra anë, vetëm në këtë dekadë ne kemi mbështetur dhe realizuar 47 projekte të infrastrukturës për ujitjen, digat dhe për të shmangur përmbytjet.

Një pikë tjetër që është shumë e rëndësishme është zhvillimi i madh që kanë njohur në këtë dekadë pikat e grumbullimit dhe mbi 70 pika grumbullimi janë mbështetur nga programet tona, ashtu siç janë financuar 16 tregje dhe janë krijuar 400 pika të reja përpunimi. Në Berat janë realizuar 106 investime, ku një pjesë të rëndësishme e ka zënë mbështetja nga buxheti i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne ndërkohë, duam të shkojmë në një nivel tjetër, sepse pavarësisht se kemi numra pozitivë shumëfishimesh, qoftë në mbështetje financiare… Përfytyroni që është 11-fish numri i përfituesve në raport me 5600 fermerë përfitues që kemi gjetur kur kemi marrë detyrën. Nga ana tjetër, jemi duke nxitur mbështetje financiare në funksion të bashkimit, në funksion të ndërveprimit të fermerëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, sot më vjen shumë mirë që kemi në dispozicion për ju një instrument të ri financiar, 250 milionë euro. Një linjë financimi inovative e Bankës së Shqipërisë, e cila ju mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat, apo atyre që dështuan të nisin një sipërmarrje në prodhim, grumbullim, agro-turizëm, që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%”, tha Kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?