Rama me pensionistët: Skema e pensioneve ishte si skemë piramidale
Kryeministri Rama në një takim me pensionistët tha se skema e pensioneve që ata trashëguan ishte si skemë e firmave piramidale.
Rama: Skema e pensioneve që ne trashëguam ishte një skemë që prodhonte cdo vitë 450 mln dollarë defixhit që do të thotë se këto para mbulohedhin nga shteti në vend se të shkonin për investime në spitale shkollat, kopshte, çerdhe rrugë. Një skemë e modeluar në 1993 me logjikën e 1947 kur për herë të parë u krijaur skema e pensionevce që ishte si skemë piramidale ku shteti zhytej vit pas viti në një defixhit të thellë për të mbajtur në këmbë skemën.
Rama dhe se skema e re e pensioneve i jep mundësi atyre pensionistë që nuk kanë paguar kontribute që shteti ti japë pension social.
Rama: Për këdo që vjen në moshën e pensionit pavarësisht se nuk ka dhënë një kontribut shteti jep një pension social. Me skemën e vjetër do të kriojohej një shtresë të moshuarish lyps, sepse mos harrojmë që jo të gjithë këta njerëz kanë fëmijë. Ka dhe pensionistë të vetmuar. Ku do të gjenin këta ato para për të mbajtur frymën gjallë?! Do të lypnin rrugëve, kështu i kishtë dënuar politika tjetër.
Edhe transfertat në buxhetet familjarë janë rritur 17.7 % falë reformës dhe skemës së pensioneve. Kjo do të thotë që do të shkojmë drejt një skeme pensioni që do të ndikojë në përmirësimin e situatës së financave publike, duke i dhënë mundësi pensionistëve ta përcaktojnë vetë pensionin dhe duke i dhënë mundësi shtetit që të këetë më shumë para për të investuar në çerdhe, kopshte etj.
Në 2015 në rritën pensionet për veterantët e luftës. Ishte premtim i vjetër dhe ne e bëmë realitet e rritëm 15.6%
KOHA JONË SONDAZH

