Rama me përfaqësuesen e TikTok, tregon për vendimin e mbylljes: Rihapet në një kohë më të arsyeshme

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Davos, Zvicër, me kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Europën, Christine Grahn. Kreu i qeverisë bën me dije se me Grahn u diskutua mbi shqetësimet që çuan qeverinë në marrjen e vendimit për mbylljen e TikTok.

”Davos, Forumi Ekonomik Botëror me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë.

Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?