Rama me Steinmeier: Gjermania, mbështet Reformën në Drejtësi
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në një takim në të cilin ka vlerësuar mjaft mbështetjen e Gjermanisë për integrimin europian të Shqipërisë nëpërmjet mbështetjes së Reformës së saj në Drejtësi.
Rama tha se “jemi të kënaqur të mirëprisnim një mik të zjarrtë dhe mbështetës të rajonit tonë në rrugën e integrimit europian.
Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm e domethënës në marrëdhëniet e intensifikuara me Gjermaninë mike që i jemi mirënjohëse për rolin e marrë në procesin historik të
që e ka futur rajonin tonë në një epokë të re. Por nga ana tjetër vizita ishte e rëndësishme edhe për momentin, një moment historik për një reformë historike, Reforma në Drejtësi që duke kaluar me sukses në parlament çel rrugën e negociatave, gjë që Gjermania dhe ministri i Jashtëm janë investuar për t’i dhënë popullit shqiptar një mesazh të qartë që BE e pret krahëhapur Shqipërinë natyrisht duke plotësuar gjithë sa duhen për të qënë anëtare.
Jam i gëzuar që ministri sot pa ekuivok nënvizoi dosmodshmërinë që opozita të bëjë hapat e veta për t’iu bashkuan një drafti që nuk është prodhuar në selinë e PS, as në atë të qeverisë, por është produkt i një bashkëpunimi shembullor me BE dhe SHBA ku Gjermania ka pasur qysh këtë vit një vëmendje të veçantë dhe e ka ndjekur procesin me një vëmendje të veçantë”.
KOHA JONË SONDAZH

