Rama me studentët: Pa politikë, nuk do të kishte Kosovë sovrane. Përdorni fuqinë e diplomacisë
Kryeministri Edi Rama pas takimeve politike, këtë pasdite po zhvillon një bashkëbisedim me studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Universitetin e Prishtinës. Në fjalën e tij Rama tha se pa politikë nuk do të kishte Kosovë sovrane.
“Shumë bëjnë një gabim elementar kur thonë unë nuk merrem me politikë, nuk më intereson politika. Në sa më pak duar të mbetet politika, aq më shumë ekziston rreziku që politika të humbasë mprehtësinë për të dëgjuar njerëzit. Kam respekt për të rinj që nuk e refuzojnë politikën dhe angazhimin në politikë. Çdo gjë që hasim kur dalim nga shtëpia është përtej fuqisë tonë individuale prandaj duhet politika. Politika në historinë e njerëzimit ka bërë jo pak të këqija, pa politikë sdo kishte pasur as liri dhe të drejta. Pa politikë sdo kishte asgje, nuk do kishte as Kosovë sovrane sot”, tha Rama.