Rama me të rinjtë: Kamza sot shembull i punëve të duhura, u humbën vite nga besnikëria e verbër

Kryesocialisti Edi Rama në një takim me të rinjtë në Kamzë, tha 2 vjet më parë u tha banorëve se nëse do i jepnin mundësinë të vazhdonin punën e nisur do të bënin për Kamzën, Paskuqanin e të gjithë banorët shumë më tepër akoma.

”Ngado të shohësh dhe në çdo drejtim të kërkosh gjen se është ku e ku me çfarë ishte dhe kupton sesa shumë vite u humbën qorrazi. Sesa shumë vite u humbën nga besnikëria e verbër ndaj një partie. A thua se vota është biletë për të shkuar në stadium dhe a thua se besimi për t’ia dhënë votën dikujt është një fanellë tifozi për një skuadër”, tha Rama.

Për të vota është e vetmja mundësi që njerëzit e zakonshëm kanë për të vendosur si duan të ndryshojë vendi ku ata jetojnë dhe çfarë duan ata që të kenë. Rama u shpreh edhe se ndryshimet në parkun e Paskuqanit ngjajnë me ndryshimet në të gjithë Shqipërinë.

”Kur isha këtu 2 vjet më parë me një pjesë nga ju nuk ishte kështu ky park, por të jeni të bindur që në fund të kësaj dekade ky park nuk do të jetë kështu. Dhe siç është ky park sot, krahasuar me siç ishte, një zonë komplet djerrë e braktisur, ku gjithkush synonte të kapte ndonjë copë ku kishte ferra dhe plehra dhe sot është mbjellë këtu e ardhmja dhe nesër do të jetë një destinacion i jashtëzakonshëm, ashtu është ekzaktësisht e ngjashme edhe Shqipëria, me këtë park”, theksoi Rama.

SHKARKO APP