“Plehrat”, Rama sulmon gazetarët: Mediat në Shqipëri, janë plehra, kërcënim i madh për shoqërinë
Kryeministri Edi Rama këmbëngul se plehra nuk importohen në Shqipëri dhe se nuk do të importohen me miratimin e ligjit të ri.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ndër të tjera Rama deklaroi se për të realizuar një ligj të tillë, është pritur 2 vjet. Por kryeministri shkoi më tej në akuzat e tij ndaj kundërshtarëve të projektit të tij, duke deklaruar se mediat në Shqipëri janë “plehra dhe një kërcënim i madh për shoqërinë”.
Pjese nga intervista
Ke gënjyer shqiptarët për vota…?
Ti nuk flet dot në emër të shqiptarëve. Sa herë të mi nxjerrësh ato unë ta them prapë që i firmos prapë.
Unë po të them që kësaj industrie i ke rënë në qafë sepse kërkoje që tu merrje shqiptarëve votat…
Unë po të them Fevzi, që ky është një hap për t’a bërë Shqipërinë më të hapur. Kam takuar kryetarin e Bashkisë së Veronës dhe unë i kam thënë, që dua të hap luftën me mbeturinat.
Për cilat mbeturinat, për ato që mbuluan të ndjerin Ardit Gjoklaj?
Ndarja në burim s’ke bërë asgjë… Letrat përballë, nuk je më i ditur në biologji.
Ta kam fajin unë që ti mban dy qëndrime? Jeni kryeministri i vendit dhe nuk të lejohet të tallesh me gazetarët.
Unë e cilësoj këtë pjesë të medias si një kërcënim të shoqërisë.
Si ato plehrat që dole në vitin 2011?
Po meqë e the vetë si ato plehrat… Bjeri sa të duash këtij fyelli. Referendum nuk bëhet. Pra referendum që këto kompani të blejnë lëndë të parë nuk ka. Ju jeni një kërcënim i madh sepse të nxjerrësh gjëra të tilla dhe të alarmosh publikun me padijen tuaj është kriminale, sepse fut në panik të gjithë njerëzit me një gënjeshtër. Të gjithë ato që kanë kaluar në doganë janë mbetje gjysmë të përpunuara me kode.
A po ndërtohet sot në një qendër për djegien e plehrave?
Po, në Elbasan. Në Elbsan, ne trashëguam një situatë dhe në Elbasan, unë bëra një zotim sepse në Elbasan sa fillonte muzgu, fillonte djegia e malit të plehrave në mes të qytetit. Ne e hoqëm atë mal dhe e kemi gjelbëruar. Dhamë leje për fushën e re të mbetjeve. Dhe pjesë e skemës është një incineretor i vogël që ka kapacitet për të trajtuar vetëm mbetje nga fusha dhe do të prodhojë 3 megavat energji.
Ka pjesëtarë të qeverisë që janë të përfshirë?
Po është vëllai im. Po çi ke këto…
Kanë dalë në shtyp?
Po patën dalë në shtyp, kanë dalë në kazan. Ju keni shtatë ditë që i bini fyellit në një vend dhe nuk doni ta ndani që këto janë lëndë dytësore…
KOHA JONË SONDAZH

