Rama: Mënyra si trajtojmë komunitetet, tregon se ç’shoqëri jemi
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në juglindje të vendit, është ndalur në Korçë ku është bërë përurimi i një qendre të re për komunitetin rom. Kreu i qeverisë, u shpreh se me vepra të tilla mund të bëhet një ndryshim thelbësor në përpjekjen për integrimin e ketij komuniteti me dinjitet.
“Trajtimi ndaj komuniteteve tregon dhe çfarë shoqerie jemi. Ritheksoj se shembulli i Bashkisë Korçë, duke adresuar me dinjitet, duke e kuptuar si çështje dinjiteti shoqëror dhe njerëzor, përbën shembull rrezatues për ne si qeveri. Shembulli i parë i integrimit ne Këshillin Bashkiak, i një anëtar nga këto komunitete është pjesë e shembullit tërësor që nga Korça i jepet gjithë Shqipërisë“, u shpreh Rama.
Më tej kryeministri vijoi duke thënë se tashmë ka një vullnet për ta trajtuar me seriozitet problematikën e këtij komuniteti. “Përcjellim një mesazh të vullnetit per ta trajtuar me seriozitet dhe dinjitet problematiken e ketij komuniteti. Ne besojmë që me zgjidhje cilësore, një zinxhir veprash të tilla mund të sjellin një ndryshim thelbësor në përpjekjen për integrim me dinjitet”, theksoi kryeminsitri i vendit nga Korça.