Pasaporta e futbollistit të Tiranës/Kryeministri Rama merr autorësinë e sulmeve mediatike kundër Metës

Kryeministri Edi Rama iu është referuar sot disa lajmeve të sponsorizuara në media proqeveritare kundër kreut të shtetit lidhur me dhënien e shtetësisë. “Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti shqiptaro-afrikan që mori pashaportën për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”,- shkruan Rama në një postim në Facebook.

Prej disa javësh mediat afër qeverisë kanë shkruar për çështjen e dhënies së shtetësisë nga kreu i shtetit duke aluduar për shkelje ligjore. Ndërkohë që Presidenca ka sqaruar disa herë procedurat dhe ka shpjeguar se të gjitha rastet është zbatuar ligji.

Me reagimin e sotëm, kryeministri mori autorësinë e burimit të këtyre lajmeve duke dëshmuar se pas sulmeve qëndron personalisht ai dhe institucionet e qeverisë së tij.

Në kulmin e skandalit për inceneratorët dhe në ditën që Presidenti kthen Kodin Zgjedhor për rishqyrtim në Kuvend, kryeministri nuk ka gjetur asgjë më të mirë për të larguar vëmendjen, sesa të merret me sajesa mediatike kundër kreut të shtetit.

Kur të vjen ngordhja, kështu bën ky soji robi!- thotë një fjalë e urtë popullore.

SHKARKO APP