Rama, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut të Kombëtares, Ylli Mihali

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut të Kombëtare shqiptare, Ylli Mihali, i cili nuk ia doli dot në betejën me koronavirusin.

Në mesazhin e tij në facebook, Kryeministri Rama shkruan: 

YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.
Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën🙏

SHKARKO APP