Rama mëson edhe boksin, ”stërvitet” nga Florian Marku (FOTO)
Kryeministri Rama sot ka pritur vetëm kampionët e Shqipërisë. Pas Luiza Gegës, ishte radha e boksierit Florian Marku. Boksieri i njohur i bëri dhuratë kryeministrit një palë doreza boksi dhe i mësoi disa teknika për gjuajtje.
Pas kësaj vlonin memet në rrjetet sociale ku thuhej se “edhe kjo na duhej të mësonte boksin dhe nuk ikën më nga pushteti” ose “Likës-mundës ia del me një grusht tip Florian Marku”.
Ndërkohë Florian Marku do të ndeshet ditën e enjte në Air Albania ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez.
”I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC”,–shkruan Rama.