Rama mohon dhunën e policisë ndaj qytetarëve, mediave dhe opozitës!!!
Kryeministri Edi Rama ka mohuar dhunën e policisë ndaj protestuesve gjatë aksionit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një koment në facebook ai i përgjigjet një qytetari: “Cila dhune policore apo e ke me te degjuar nga televizori?” a thua e diela në Tiranë ishte ajo që postohet në videot e tij me pensionistët dhe fëmijët që dolën shëtitje në parqe dhe lulishte, citon lapsi.al.
Një tjetër qytetar i thotë se i hoqi kufizimet pas presionit popullor, por Rama thotë se revolta është “ndezur ne imagjinaten atyre qe flasin ne emer te popullit dhe s’kane popull mbrapa, as me ka ngrohur e as me ka ftohur ndonjehere”. Më poshtë një pjesë e replikave.
PËRPLASJET NË FACEBOOK
Tosi Dingo: I nderuar, ne mendimin tim te nje qytetari te lire, ju keni deshtuar ne te berit shtet, dhe kjo u tregua sot nga dhuna policore. Opozite nuk ka! As ata smund tme perfaqsojne. Ndjehem i paperfaqsuar, dhe te siguroj qe ka shume qe ndjehen ne kte menyre!
Edi Rama: Cila dhune policore apo e ke me te degjuar nga televizori? Eh mor mik, s’ke faj, po do rrosh me gjate e do me kujtosh per perfaqesimin e mosperfaqesimin?
Hajdar Hajdari: Po si keshtu na clirove o naltgjatesi, apo ja ke friken presionit popullor tani dhe do ta fikesh zjarrin qe eshte ndezur. Je shume vone, eren e tij ja nuhatur shume shpejt do te provosh edhe nxehtesine e tij.
Edi Rama: Nuk me ke degjuar cfare kam thene me kohe e me vakt per fazen e hapjes, se sa per zjarrin e ndezur ne imagjinaten atyre qe flasin ne emer te popullit dhe s’kane popull mbrapa, as me ka ngrohur e as me ka ftohur ndonjehere?
Pamje të dhunës së policisë gjatë protestës

KOHA JONË SONDAZH

