Rama: Moment krenarie prodhimi i parë Made in Albania, ju uroj fundjavë të mbarë!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale nisjen e prodhimit të parë të automjeteve ushtarake “Made in Albania”, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s.
Në mesazhin e tij, Rama e cilësoi këtë një moment krenarie për industrinë shqiptare të mbrojtjes, duke theksuar se kompania TIMAK Defence do të jetë në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë brenda 30 muajve.
“MIRËMËNGJES, dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

