Rama: Mos u bëni budallenj, Lul Berishën e liroi gjykata jo Vangjush Dako
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve që bëjnë përgjegjësin kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për lirimin e Lulzim Berishës.
Duke iu përgjigjur një komentuesi në faqen e tij në FB, Rama thotë se Berishën e liroi gjykatësi, dhe kjo është një provë më shumë përse duhet të zbatohet reforma në drejtësi.
“Genti, Lulezim Berishen e nxorren nga burgu gjykatesit dhe Lulezim Bashes qe te tregon ty perralla me gogolin e qeverise, thuaji si ka mundesi qe e mban bllokuar vetingun per ata gjykates dhe nuk e hap hiç gojen kunder tyre, po shpif per kryetarin e bashkise se Durresit sikur e ka fajin ai qe doli Lulzimi tjeter nga burgu?! Keshtu qe nese e do aq shume Shqupin sa te te marrin per budalla eshte e drejta jote, po nese s’do qe te te marrin per budalla atehere kuptoje qe fajin e kane gjykatesit jo gogoli”, thotë Rama në përgjigjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

