Rama: Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë, ikona e turizmit historik
“Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë, një atraksion i madh turistik, me plot 86,708 vizitorë vetëm në 7-mujorin e parë të vitit, +%90 krahasuar me 2023:, shkruan në rrjetet sociale Kryeministri Rama, i cili përmes kësaj videoje të një dite të zakonshme, tregon qartë se si një nga ikonat e turzimit historik kombëtar, është në kryeradhë të turizmit shqiptar.
Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë, duke mos qenë një destinacion sezonal turistik, ka privilegjin të kryerendi listën e gjatë të atraksioneve turiztike në vendit tonë, duke dëshmuar me fakte dhe shifra premisat që turizmi ka të jetë jo vetëm imazhi i Shqipërisë, por në krye të herës një promotor i fuqishëm i progresit dhe perspektivës ekonomike.
Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë është një muze i dedikuar heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu (Gjergj Kastrioti). Ai jo vetëm që ndodhet në qytetin e Krujës, në një fortesë historike që ka qenë qendër e rezistencës shqiptare ndaj Perandorisë Osmane në shekullin e 15-të, por edhe e zotëron si një sy gjithpamës gjithë zonën përreth.
Siç dihet, dhe siç të huajt, por jo vetëm, kanë mundësinë ta mësojnë dhe ta kundrojnë, muzeu është ndërtuar brenda kalasë së Krujës dhe përmban një koleksion të pasur të artefakteve dhe ekspozitave që ilustrojnë jetën dhe veprën e Skënderbeut, si dhe historinë e periudhës së tij. Ekspozitat përfshijnë armë, armaturë, dokumente historike dhe objekte që lidhen me periudhën e luftës dhe strategjisë së Skënderbeut.
Vizitorët mund të shohin edhe një ekspozitë të artë dhe artistike që përfshin piktura dhe skulptura që përshkruajnë ngjarjet historike dhe heroizmin e Skënderbeut. Kalaja e Krujës vetë është një atraksion i rëndësishëm, duke ofruar pamje panoramike dhe një ndjesi të fortë të historisë shqiptare.
Albert Vataj