Rama ndan artikullin e “Islands” kushtuar Gjirokastrës: Qyteti i gurtë sharmant…
Revista “Islands” i ka kushtuar një artikull promovues Gjirokastrës sonë, duke e cilësuar atë si një qytet me atraksione turistike.
“‘Qyteti sharmant prej guri’ i Shqipërisë është i njohur për kështjellën, rrugët me kalldrëm dhe kuzhinën e shijshme”, shkruan “Islands”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë artikull në rrjetet sociale dhe shkruan:
dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, që nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike, një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme – i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant – siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve “Islands”, ju uroj një javë të mbarë”.
KOHA JONË SONDAZH

