Ish-futbollisti i Juventusit braktis Italinë për të luajtur për Shqipërinë

Mesfushori 22-vjeçar i Napolit, Luis Hasa, ka vendosur të largohet nga Italia U-21 ku mbante shiritin e kapitenit dhe të përfaqësojë Shqipërinë, vendin e origjinës së prindërve. ‘Goal.com’ bën me dije se Hasa e ka marrë këtë vendim edhe pse ka qenë kapiten i Italisë U-21. Ai ka luajtur tre paraqitje për ‘të kaltrit’ duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

“Italia nuk do të jetë më në gjendje të mbështetet te Luis Hasa. Lojtari i Napolit, aktualisht i huazuar te Carrarese në Serie B, ka vendosur të tërhiqet nga ‘të kaltrit’ pasi bëri tre paraqitje për ekipin U-21.

Hasa lindi dhe u rrit në Itali, por nga prindër shqiptarë. Dhe në fund, ai vendosi të përqafojë Shqipërinë, e cila tani mund ta thërrasë”, bën me dije Goal.com në versionin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Verën e vitit 2025 ai u bashkua me Napolin nën urdhëratë e Antonio Contes, ndërsa këtë sezon luan si i huazuar te Carrarese në Serie B. Mesfushori është ndër emrat më premtues të futbollit italian, aq sa kampionët në fuqi të Serie A, Napoli, i kanë ofruar kontratën që skadon në verën e vitit 2029.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë 25 ndeshjeve të këtij sezoni, Hasa ka shënuar pesë gola duke qenë për 1823 minuta në fushë. I dalë nga moshat e Juventusit, Hasa luajti një sezon me Leçen ku spikati për cilësitë në fushë, që bindën Napolin ta blinte për 500 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?