Rama ndan foto nga fshati Zogaj në Shkodër

Fshati Zogaj, një perlë e rrallë në bregun e liqenit të Shkodrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi pamje nga ky fshat i veçantë, duke vënë në pah bukurinë natyrore dhe karakteristikat unike të tij.

Vetëm pak kilometra larg nga Shiroka, Zogaj dallohet për vendndodhjen mes liqenit dhe malit të Taraboshit, si dhe për organizimin e veçantë urban. Çdo 30-50 metra nga rruga kryesore nisen rrugica gjarpëruese që ngjiten përmes kodrave për të lidhur çdo shtëpi, edhe më të largtën, me zemrën e fshatit.

Rrugicat e kalldrëmta, të ndërtuara para se të arrinte rruga e makinës, zbresin deri në bregun e liqenit dhe mbartin kujtime të gjalla për banorët, duke ruajtur historinë e brezave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zogaj është i njohur për traditën e vjetër të peshkimit dhe klimën e pastër alpine, si dhe për bimët mjekësore që rriten në këtë zonë të pasur natyrore. Kufizohet nga liqeni i Shkodrës në veri, lumi Buna në lindje, mali i Taraboshit në jug dhe kufiri me Malin e Zi në perëndim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç natyrës dhe historisë, Zogaj shquhet edhe për artizanatin. Gratë e zonës vazhdojnë me përkushtim traditën e prodhimit të qilimave tradicionalë, të cilët janë bërë shumë të kërkuar nga turistët që vizitojnë këtë zonë të Shqipërisë së Veriut.

Zogaj, së bashku me Shirokën, mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për ata që kërkojnë një përzierje të natyrës, historisë dhe kulturës shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?