Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një fotografi të titulluar “Vajza me Flamur”, e realizuar nga fotografja shqiptare Soela Zani. Kjo vepër artistike është shpallur fituese në kategorinë “Folklor” të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2”.

Në postimin e tij, Rama vlerëson konkursin si një nismë që promovon vlerat shqiptare përmes një gare vizuale ku marrin pjesë fotografë vendas dhe të huaj.

“Vajza me flamur’, titullohet fotografia e realizuar nga Soela Zani, një nga fitueset në kategorinë Folklor të konkursit ndërkombëtar ‘Wanderlust in Albania 2’, ku shqiptarë e të huaj promovojnë vlerat tona përmes konkurimit”, shkruan kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkursi ka për qëllim të prezantojë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe elementët identitarë të Shqipërisë përmes objektivit të aparatit, duke i dhënë një platformë ndërkombëtare artit të fotografisë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?