Rama ndan pamje e bukura nga Shiroka, e kthyer në një destinacion turistik

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Shiroka, ku investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe molin për varkat lundruese.

Vetëm 4 kilometra larg qytetit të Shkodrës, pasi lë “Urën e Bunës” dhe merr rrugën në të djathtë të shfaqet Shiroka, një nga lagjet më të veçanta të Shkodrës, e vlerësuar si një prej bukurive mahnitëse të veriut buzë liqenit të Shkodrës dhe rrëzë malit të Taraboshit.

Një sërë projektesh infrastrukturore që e kanë shëndërruar zonën në një destinacion të bukur pushimi dhe relaksi. Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, e bërë Shirokën një nga joshjet më të veçanta për të kaluar disa orë ndryshe për shkodranët, por edhe për turistët vendas dhe të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?