Rama ndan pamje nga aeroporti i Tiranës ku zbritën liderët e Europës: Ndjesi e bukur Shqipërie

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për tre ditë me radhë, mirëpriti 47 liderët që morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. ”Ndjesi e bukur Shqipërie”, shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ndau sot pamje nga avionët që sollën në Tiranë pjesëmarrësit e samitit të parkuar në pistat e aeroportit.

Ekipet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës punuan me përkushtim për të garantuar që çdo avion, çdo i ftuar dhe çdo detaj të menaxhohej me përpikëri, kujdes dhe mikpritjen karakteristike shqiptare.

”Ndërsa sytë e Europës ishin drejt Tiranës, jemi krenarë që ishim pika e parë e kontaktit”, theksoi TIA në rrjetet sociale. Shqipëria mikpriti më 16 maj Samitin VI të Komunitetit Politik Europian, duke shënuar kështu takimin për herë të parë në Ballkanin Perëndimor të një formati të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?