Rama ndan pamjet: Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë, si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet (VIDEO)

Vermoshi është një bukuri e veçantë. I gjendur atje ku “varet” harta e Shqipërisë, një vend magjepsës, me bukuri të rralla dhe ku “Miss Bjeshka” mbledh mijëra njerëz në gusht, i shumëkërkuar për ajrin e patër, pamjet dhe njerëzit bujarë, Vermoshi mbetet destinacion turistik. Ndërsa në dimër kur bora e mbulon peisazhin fantastik turistët turren me vrap drejt Vermoshit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa pamje me dron nga Vermoshi i zbardhur me dëborën e parë.

“Dhe me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë, si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

&n

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?