Rama ndan pamjet: Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela
Artistja më e madhe shqiptare, Vaçe Zela do të përjetësohet në një murale në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku ajo mori famën që e shoqëroi gjatë gjithë jetës së saj. Pamjet e punës i ka postuar edhe kryeministri Edi Rama në Facebook. ”Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela”,-shkruan Rama. Vepra e veçantë po realizohet nga artisti me famë ndërkombëtare Maximiliano Debasko, i cili sapo realizoi në Tiranë edhe muralen e shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa një vit më parë pikturoi portretin e yllit të futbollit ndërkombëtar, Lionel Mesi.