Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video që tregon momentin e shembjes së një ndërtimi pa leje në qytetin e Vlorës.
Në shoqërim të videos, Rama shkruan se pamjet janë për të gjithë ata që dyshojnë se shkelësit e mëdhenj nuk ndëshkohen, duke theksuar se kjo ndërtesë nuk është as e para e as e fundit që prishet për shkak të paligjshmërisë.
Ai paralajmëron se në të ardhmen e afërt do të miratohet një paketë e re masash, që do të dërgojë një mesazh të qartë ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin, duke dëmtuar mjedisin dhe ata që mbyllin sytë përpara shkeljeve.
“Proceset e sekuestrimeve për shkelje të lejeve të ndërtimit po vijojnë jo vetëm në Vlorë, por edhe në zona të tjera,” shton Rama, duke theksuar vendosmërinë e qeverisë për të luftuar paligjshmërinë në ndërtim.
KOHA JONË SONDAZH

