Rama ndan pamjet nga spitali ditor në QSUT: Risi me trajtime të specializuara

Spitali i ri ditor në QSUT, ofron një shërbim të specializuar për rreth 65.000 pacientë, që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji. Teksa ka ndarë pamjet, kryeministri Edi Rama shkruan se ky spital ka si risi që të ofrojë trajtime të specializuara pa nevojën e hospitalizimit mbi 24 orë.

”Spitali Ditor në QSUT, Inovacion në Shërbimet Shëndetësore. Ky spital ditor përfaqëson një risi në shërbimin shëndetësor, duke ofruar trajtime të specializuara pa nevojën e hospitalizimit mbi 24 orë.

Spitali Ditor kombinon tre shërbime kryesore: Hemodializën, Dializën Peritoneale dhe Transplantin Renal, duke siguruar qasje të lehtë, efikase e duke reduktuar kohen e pritjes për pacientët”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP