Rama: Ndërkombëtarët nuk janë kundër amnistisë fiskale, por kanë rezerva…

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, tha se të huajt kanë rezervat e tyre, por nuk janë shprehur kundër amnistisë fiskale.

”Asnjë nuk është kundër, të gjithë kanë rezervat e tyre. Janë dy gjëra të ndryshme. Ne jemi duke diskutuar me ta dhe ata kur ulen në tavolinë me ne, nuk thonë që ne jemi kundër, nuk diskutojmë dhe po ikim.

Ata ulen në tavolinë me ne dhe thonë kemi këto rezerva, janë çështje të natyrës teknike. Ne mundohemi të adresojmë ato rezervat e tyre. Unë e kam thënë shumë qartë, ne jemi gati të adresojmë të gjitha rezervat, por nuk do pranojmë kurrë një kundërshtim, që Shqipëria, shqiptarët nuk e bëjnë dot prej krimit”.- tha ndër të tjera kryeministri.

SHKARKO APP